Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se dërgimi në Qeveri i nismës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, u bë pa prezencën e LDK-së.

Sipas Hotit, një vendim i tillë u bë me ndihmën e Listës Serbe, ndërsa ka shtuar se LDK-ja mbetet me qëndrimin e njëjtë, se shfuqizimi i Dhomave të Specializuara përkon vetëm në interesin e armiqve të Kosovës, të cilët duan ta rikthejnë Rezolutën 1244.

 ”Ligji për dhomat e specializuara është futur në procedura për të marrë opinionin e Qeverisë pa prezencën e LDK-së”, tha ai.
”Kjo është e pakuptueshme që pas gjithë këtyre përpjekjeve për të vetëdijesuar vendimmarrësit, shkon tutje kjo gjë. Nuk ka shpjegim tjetër, veçse është në interesin e armiqve të Kosovës që të izolojnë Kosovën e të rikthejnë Rezolutën 1244”, përfundoi ai.