Ish raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit porositi se është e nevojshme të formohet Gjykatë Speciale në kuadër të Gjykatës penale. Lëndët në të cilat punon Prokuroria Speciale e që duhet të përfundojnë me padi, sipas tij do të realizoheshin nëse me këto lëndë merret një dhomë e vecantë që do t’u bënte ballë presioneve politike. Hovit ka shprehur këtë qëndrim pas takimit me Prokuroren Speciale, Katica Janeva.

“Nevojitet krijimi i një reparti të posaçëm në Gjykatën Penale që do të merret me paditë e Prokurorisë Speciale, ngjashëm siç ka repart të posaçëm lidhur me veprat penale për krim të organizuar. Është e qartë se prokurorët e rregullt dhe sistemi gjyqësor mund të jenë nën presion të madh”, deklaroi Riçard Hovit, ish raportues për Maqedoninë në BE.
Hovit porositi se ka ndjekur debatin në Kuvend ku mysafir ishte Katica Janeva duke prezantuar raportin e dytë gjashtëmujor. Hovit dhe parlamentarët tjerë evropian nuk përjashtojnë mundësinë që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë Prokurorinë Speciale.

“Unë jam i dëshpëruar se kjo mundësi ende ekziston të gjitha partitë kryesore në Maqedoni më thanë mua dhe përfaqësuesve të BE-së se nëse Gjykata Kushtetuese në cilëndo fazë vendos kundër kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale, ata do të kthehen në Kuvend për të bërë ndryshime të caktuara dhe Prokuroria Speciale të vazhdojë me punë”, tha Riçard Hovit, ish raportues për Maqedoninë në BE.

Ish raportuesi për Maqedoninë tha se zgjedhjet e ardhshme kanë rëndësi të madhe për Maqedoninë. Hovit bëri të ditur se rekomandimi për fillimin e bisedimeve me BE-në, përsëri do të kushtëzohet.