Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer për të zgjidhur çështjen e emrit në vitin 2018. Udhëheqësia dhe vullneti pozitiv nga Qeveritë e dy shteteve është inkurajues, u shpreh Brian Hoyt Yee, zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-ve në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA – MPA.

“Udhëheqësia dhe vullneti i mirë që kohë më parë e shprehën dy Qeveritë për këtë çështje janë inkurajuese. Negociatat do të jenë të rënda, të dy palët duhet të bëjnë kompromise, por duket se bisedimet fillestare me ndërmjetësim të të dërguarit special të OKB-së, Matthew Nimetz ishin konstruktive”, thotë Yee.

Ai inkurajon edhe vullnetin pozitiv që vëren te kryeministri Zoran Zaev në zbatimin e refomave dhe përmirësimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje. Vlerësoi se edhe zgjedhjet lokale kanë kaluar me klimë të respektit të lirive themelore të njeriut.

Yee në intervistë tha “nuk ekzitojnë plane të tilla” në lidhje me spekulimet se ai do ë jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Shkup. “Shtëpia e Bardhë është vendi i vetëm kompetent për këtë dhe nuk ka kumtuar diçka të tillë”, tha Hoyt Yee.