Plas sërish debati për prejardhjen e shqiptarëve Maqedonisë së Veriut. Shkak është bërë libri skandaloz “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar”, ku jepen teza të rreme dhe vihet në diskutim prejardhja etnike autoktone.

Në faqen 99 të librit thuhet se shqiptarët janë popullsi maqedonase që gjatë sundimit turk kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar.

Po në faqen 99 thuhet se shqiptarët paraqiten si rrezik për shtetin ku thuhet se “…vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot-në fillim të shekullit XXI. Vendosja e këtillë në momente e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme mund t’i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë.”

Në faqen 104, thuhet që “Imigrimi i popullsisë shqiptare në Maqedoni nuk është bërë spontanisht, por në masë të madhe me dhunë, i planifikuar, me ndihmën e qeverisë turke ose të agallarëve dhe bejlerëve turq, të cilët e kishin lejuar vendosjen e popullsisë shqiptare-muslimane. Për ketë ekzistojnë dëshmi autentike. Maqedonasit i kanë përzënë nga vendbanimet e tyre me metoda të ashpra, si me vjedhje, kidnapime, vrasje, maltretime fizike-rrahje, djegie e të tjera.”

Denoncimi është bërë nga partia Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës. ASH i kërkon ministres së Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Milla Carovska të tërheqë menjëherë librin e Gjeografisë.

Denoncimi
E nderuara Ministre e Arsimit dhe Shkencës, znj. Milla Carovska

Po ju shkruajmë këtë letër për t’ju kërkuar tërheqjen urgjente nga përdorimi të librit “Gjeografia e Republikës
së Maqedonisë për vitin II të gjimnazit të reformuar”, bazuar në Ligjin për Librat Shkollorë për Arsim Fillor dhe
të Mesëm, gjegjësisht neni 26, pika 2 e cila thotë: “Libri shkollor tërhiqet nga përdorimi edhe nëse përmban
materie me të cilën ofendohen historia, kultura dhe vlerat tjera të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë,
popullit maqedonas, si dhe qytetarëve të cilët jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit
turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerë.”

Vlerësojmë se libri i lartpërmendur përshkruan historinë e shqiptarëve të Maqedonisë Veriut në mënyrë jo
shkencore dhe ofenduese. Materie ofenduese gjinden gjithandej në librin e lartpërmendur. Disa shembuj po ua paraqesim në vijim:

• Në faqen 99, thuhet që “Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetveten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze.”

• Në faqen 99, shqiptarët paraqiten si rrezik për shtetin ku thuhet se “…vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot-në fillim të shekullit XXI. Vendosja e këtillë në momente e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme mund t’i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë.”

• Në faqen 104, thuhet që “Imigrimi i popullsisë shqiptare në Maqedoni nuk është bërë spontanisht, por në masë të madhe me dhunë, i planifikuar, me ndihmën e qeverisë turke ose të agallarëve dhe bejlerëve turq, të cilët e kishin lejuar vendosjen e popullsisë shqiptare-muslimane. Për ketë ekzistojnë dëshmi autentike. Maqedonasit i kanë përzënë nga vendbanimet e tyre me metoda të ashpra, si me vjedhje, kidnapime, vrasje, maltretime fizike-rrahje, djegie e të tjera.”

Përveç se janë ofenduese ndaj historisë, kulturës dhe vlerave tjera të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë, konsiderojmë që këto elemente janë edhe ksenofobe dhe i kontriobuojnë stigamtizimit dhe inkurajimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Andaj, Ministria juaj duhet të distancohet nga këto materie dhe ky libër të tërhiqet një ditë e më parë.
Me respekt,
Omer Ajdini
Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët