Më shumë se 20 huliganë maqedonas mbrëmë kanë ndaluar dhe sulmuar autobusin urban që ka si destinacion Haraçinën. Autobusi ka qenë me banorët e këtij vendbanimi, ndërsa mes tyre bëhet e ditur edhe për të plagosur, transmeton INA.

Lidhur me incidentin policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por duke mos dhënë hollësi. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ndihma e shpejtë.

Lajmi bëhet i ditur nga banorët lokal, por edhe përmes një komunikate të degës së LR-PDSH nga Haraçina.

“Rreth orës 18:30 të ditës së sotme, në lagjen e quajtur ‘Maxhari’, një grup 20 persona, kryesisht të rinjë të nacionalitetit Maqedonas, kanë ndaluar autobusin me nr-55 i cili bartë udhëtarët Haraçinës, dhe kanë sulmuar me mjete të forta: gurrë, shufra hekuri udhëtarët të cilët kanë qenë duke udhëtuar drejtë Haraçinës. Mësohet se ka banorë të lënduar.”, theksoi Driton Nebiu, kryetar i degës së LR-PDSH , i cili ka reaguar përmes një komunikate të shpërndarë mediave. Sipas tij, ky është sulm barbar ndaj banorëve që po udhëtonin drejt shtëpive të tyre. “Ky pushtet i udhëhequr nga VMRO-BDI për të mbrojtur vetëveten gjithmonë shqiptarët i përdorën si mish për top. Apelojmë deri te organet e ministrisë së punëve të mbrendshme që të ndërmarin masat e duhura për të zbardhur këtë ngjarje dhe autorët të vehen para përgjegjësisë”, thekson kjo parti.