-Menjë kohë, më 2004-tën, kur i thojsha Shabanit të Sopotit, dhe disa tjerve, amani mos e votoni BDI_në, dhe mos e lejoni vehtën të ju mashtron Nazmi Beqiri e Sadulla Duraku, edhe pse disa nga bashkëfshatarëve ishin ne burg per rastin e Sopotit, ende votonin BDI_në, deri sa I futi ne burgë, edhe Shabanin e disa tjerë!-!

-Po ashtu, njejtë edhe Fejzi Hajdarit të rastit Mostra (Tash i dënuar me burg të përjetshëm), shpesh I kam thënë, amani mos vraponi mbas BDI, dhe mos i votoni se keni mena marrë në qafë , ai sikur më thoshte në heshtje ” Ore Hoxhë, sjem te pas gajlet tane shka te ka bërë BDI ty, dhe çka ka met sulmuar edhe me tejë, por ne po shkojmë përpara drejt fitoreve”.!

-Në zgjedhjet e fundit “2014”, në kampanjë, në Kumanovë u takova rastesisht me nje ish shokë te luftës, dhe shkurt i thash, të më përkrah dhe ndihmonë kësaj rradhe, ose të paktën mos të votoni BDI, se na lodhen me veprime keqbërëse, ai shoku me nje buzqeshje të vogël më tha “Shyqyr që konshe mirë Hoxhë me shëndet, dhe u largua, por për të u bë vonë, sepse e vrau BDI, pas 1 (një) viti.

-Nuk po dua të futem me emra por ka shum ish shok të UÇK_së, të cilët jan sod ne burgje dhe ju kam then shpesh mos e perkrahni amanit BDI, por kot edhe sod pse jan burgjeve familjaret e tyre votojnë pa asnjë turp BDI, asgjë sju ka penguar pse pjestarët e tyre te familjës I ka futur ne burgje BDI.

-Jan të shumtë ata te cilet e kuptojnë se çfarë kam deshtur të them me këtë shkrim dhe pse spo u permendi emrat.

-Të fundit te cilin e kam këshilluar është Nasuf Beqiri dhe një i vrarë tani në rastin e Kumanovës, ju kam then mos, sepse jeni fut ne kurth te BDI, por nuk i morrën seriozishtë këshillat e mia.

-Me një kohë, me i pas nemur ata të cilet votojnë të keqën tonë BDI, duart ju thahen prej te këqijave dhe vuajtjeve që na ka sjellur BDI qe 14 vite, dhe me besoni prej 2002 deri tash jemi te shumtë, si viktima nga BDI, dhe ata të cilët kan votuar BDI, analist, gazetar anëtarë të partive te reja dhe kryetar te partisë.

-Por edhe pse ne viktimat që ishim “të shumtë” nga BDI nuk ju mallkojmë, kujdes sepse krijuesi I gjithesisë, Allahu, ka regullat e tij dhe nuk pyet askënd kur ti dënon ata te cilët votojnë te keqën e tjerëve.

Me respekt

Xhezair Shaqiri “Komandant Hoxha”