Një adoleshent 17 vjeçar ka humbur jetën dje në Matkë për shkak të një përleshjeje me thika mes disa të rinjve.

Sipas policisë, vëllai i të ndjerit është plagosur sot në hyrje të Matkës, ndërsa autori është arrestuar menjëherë nga policia.

Sipas policisë i ndjeri është nga Saraj por nuk japin më shumë informacione, pasi ngjarja është në hetim.

Ndërkohë, në vend ngjarje ka ardhur menjëherë ambulanca ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.