Zjarrfikësit e Maqedonisë janë angazhuar kohët e fundit për të shuar zjarret e një pas njëshme në të gjithë territorin e vendit.

Por, ndryshe nga herët e tjera, zjarrfikësit kanë shpëtuar jetën e një maceje e cila kishte hipur në një shtyllë elektrike disa metra të lartë në Lisiçe të Epërme, përcjell “Telegrafi”.

Ky gjest human i ka bërë zjarrfikësit të ndihen të vlerësuar, pavarësisht shkallës së lartë të vështirësisë në profesionin e tyre.