Dje rreth orës 19:10, në magjistralen Gostivar-Tetovë, në afërsi të mbikalimit të fshatit Pirok, vetura “Opel Korsa” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 51-vjeçari R.M. nga Tetova ka humbur kontrollin dhe ka devijuar nga rruga informon Tetovasot . Në këtë aksident shoferi R.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishte ndaluar për mjekim të mëtejm.
Ekipi nga SPB Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit. TS