Cënimi i privatësisë është një nga problemet më të diskutuara në ditët e sotme.
Rrjetet sociale janë format më të përhapura ku mund të cënohet lehtësisht privatësia qoftë me një foto apo video të postuar.
Një rast i tillë ka prekur një 15-vjeçare nga Ferizaj.
Ajo po bënte një video live në “Instagram” dhe në pak minuta video-ja është bërë virale.
Një humorist i quajtur Burim Ademi ka publikuar videon e vajzës në formë ironie dhe talljeje.
Qindra komente ofenduese e kanë çuar të miturën të ndërmerrte aktin e vetëvrasjes.
Fatmirësisht falë ndërhyrjes së familjarëve, ka shpëtuar dhe është në gjendje të mirë shendetsore.