image

Mos i mbuloni dështimet me përmendore dhe simbole kombëtare…!!!

Tani më është e njohur se pushtetarët që na udhëheqin me vite , shqipëtarët që morën besimin në mënyrë të rrejshme , duke keqpërdorur luftën , gjakun, paratë, besimin e shëndrruar në votë e shumë çka tjetër , këta politikan , kjo parti këto funksionar identifikohen me një fakt shumë interesant , rëndësi i kushtojnë “politkës së vdekur ” duke anashkaluar tërësisht të gjallët , duke lënë në harres ushtarët , invalidët e luftës familjet e dëshmorëve , popullatën në tërësi dhe gjithë dështimet e tyre tentojnë ti mbulojnë me përmendore , me simbole e gjëra tjera të cilat kuptohet se do e kishin vlerën e madhe sikur gjendja në vend të ishte e mire politikisht dhe ekonomikisht .
Nuk ka shqipëtarë që nuk do e mirpriste përmendoren e Isa Boletinit , Hasan Prishtinës apo edhe Shqiponjën dy krenare dhe se mendoj se këtu nuk ka shqipëtar dhe më pak ose më shumë shqipëtar sepse çdo kush do të rrenqethej kur të shihte përmendore e simbole kombëtare.
Por para se të mendonit për përmendore duhej të kujdeseshit për ushtarët që ikan mbush burgjet e Maqedonisë dhe vuajne dënime për vepra që asnjëherë nuk i kryen .
Kumanova humbi Shqiponjën e gjallë , simbolin e luftëtarit shqipëtarë dhe çrëndësi ka sikur të mbushej Kumanova me shqiponja nga betoni hekuri apo plastika ? Sikur gjithë përmendoret e botës ti shkrini në një vend nuk mund të zëvendësojnë një ushtarë të demtuar, një shqipëtar të burgosur e aq më pak një shqipëtar të vrarë nga lojrat e fëlliqura të politikës dhe politikanëve të pa përgjegjshëm .

Para se të na mashtroni me gjëra të tilla populli don liri , qetësi , stabilitet ekonomik , e kur të plotsohen këto kushte atëher edhe po të ndërtoni përmendore, simbole e gjëra të tjera do te kenë vendin e duhur dhe populli do i mirëpres ,përndryshe në këtë gjendje mjeruese që jetojnë shqiptarët e Maqedonisë përmendoret që ju vendosni nuk janë asgje tjetër përpos tentim për ti fshehur apo për ti betonizuar dështimet e juaja.

E vërteta dhe e drejta një ditë do të dalë në shesh edhe pse për momentin e keni varrosur “Nën Përmendoret e Heronjëve dhe simboleve Kombëtare”

 

Huzeir Mustafi

Msc.Shkenca Politike