Paska fol “Doktori” ,Doktori djal i mirë, i moralshëm e shumë i përgjegjshëm…

Ishin këto disa nga frazat që i ndëgjuam gjatë kësaj fushate, që kishin qëllimin e vetëm doktor Ilirin ta zhveshin nga përgjegjsia duke e mbuluar me komplimente e fjalë miradie.
Doktori akoma nuk na sqaroj se vallë është apo jo zëvendësministër, dha apo nuk dha dorëheqje pas rastit tragjik në spitalin modular në Tetovë.

Çfarë mund të presësh nga një klikë politikanësh të tipit të doktor Ilirit, që në momentin kur u rrezikohet pushteti e shfaqin egërsinë e tyrë që fshihet në mbrendësinë e tyre.
A nuk ka turp ma të madh të përdorësh tragjedinë e një familje që ka humbur më të shtrenjtën, vetëm e vetëm për ta arritur një qëllim politik dhe mos e humbur pushtetin që aq shumë e dëshironi.

Doktor mos u shqetso se ka jetë edhe pa pushtet, mjafton të jesh i ndërgjegjshëm e mos ti përdorësh tragjedinë e tjetrit sepse është vepra më e ult që një njeri mund ta bëj.

Doktor unë nuk e përdor rastin tragjik të tjetrit sepse vet e kam provuar në zemrën time shkëputjen mes prindit dhe fëmijës, ndërsa ti dhe subjekti yt pa pik turpi këto ditë e keni shëndrruar në agjendë politike.

Doktor , po të pyes publikisht egziston mundësia të vdes zemra edhe pse akoma mund të jesh gjallë? Sepse këtë fenomen po e shoh te ti dhe të shokët e tu.

Doktor e heqe edhe shkrimin, sepse mbrëmë tu vërsulën me komente të gjithë ata që zemrën e kanë gjallë dhe nuk lejojnë të keqpërdoret tragjedia e një familjeje për ta ruajt pushtetin.

Doktor asnjëherë nuk e ndëgjuam, nuk e pamë dhe nuk e përjetuam kërkim-faljen nga ju por uroj që kjo të ndodh sot, ti kërkosh falje familjes, kumanovarëve dhe gjithë shqiptarëve për skandalin e mbrëmshëm, nëse akoma është zemra e gjallë në trupin e gjallë.

Suksese doktor, më mirë merreni pushtetin po mos përdorni tragjeditë, kjo është e pafalshme