Ligji për Amnisti i votuar në Kuvendin e Maqedonisë ka hyrë në fuqi, menjëherë pasi u botua në Gazetën zyrtare dhe i njëjti u nënshkrua me dekret të Presidentit Gjorge Ivanov.

Ligji që u miratua me mbështetjen e 95 deputetëve më 18 dhjetor dhe të gjithë të akuzuarit për ngjarjet në Parlament më 27 prill të vitit të kaluar kanë një afat prej pesë ditëve për të dorëzuar kërkesat për amnisti.

Sipas këtij ligji, çdo i pandehur duhet të paraqesë një kërkesë për t’u amnistuar nëse ai konsideron se i plotëson kushtet e parashikuara nga këto zgjidhje ligjore.

Fjala e fundit do të jepet nga gjyqtarja dhe prokurorja që udhëheq rastin, Dobrilla Kacarska dhe Vilma Ruskoska