Bashkimi Demokratik për Integrim, fatkeqësisht është partia e vetme ndër shqipëtarët në Maqedoni e cila po vuan thellë nga dhimbjet që po shkaktohen viteve të fundit në disa degë të saj, duke përfunduar me plagosje të lehta e të rënda madje edhe me vrasje.

Gjithnjë po themi FATKEQËSISHTË, partia e cila vetpromovohet si vlerë kombëtare ,realisht një dekadë ndër shqiptarët shkakton dhimbje, depresion dhe mashtrime . Partia që vetëpropagonte se ska plumba për shqiptarët, fatkeqësisht shumë plumba po harxhohen në mesin e strukturave të saja, nga njëherë për zënka në ndarjen e ,,talleve,,e nga njëherë duke festuar “fitoret” !

Madje edhe ngjarja dje në Çair përpak se tragjike, kërkon reagim të instituciove, për tu kuruar i plagosuri, për përgjegjësinë e aktorëve në incident, dhe veprim të institucioneve për ti mundësuar kryetarit të Çairit të ushtrojë detyrën për të cilën është zgjedhur, pa presione nga jashtë dhe mbrojtje nga dhuna eventuale.

Por krahas veprimit të institucioneve, me urgjencë duhet të reflektojë edhe partia, me një UDHËZIM veprimi njerëzor e korrekt, midis strukturave të saj .

Këto janë dhimbje që i ndjejnë kudo shqiptarët në këto troje pavarësisht se a janë apo sjanë anëtarë e simpatizantë të partisë tuaj. Kupolla e partisë duhet e para të reflektojë për të detektuar defektet, padrejtësitë dhe zullumin. Nëse ajo mbetet e heshtur, do të notohet kontributore për këta të këqija që po ndodhin .

(q.aliu)