Ish-koordinatori nacional për dialogun, Skender Hyseni, ka hedhur kritika të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Hyseni ka thënë se refuzimi i resolutës së pripozuar nga LDK-ja për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, nga deputetët e VV-së, “shpërfaq hapur etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të Kryeministrit Albin Kurti dhe VV-së”.

“Duket se Kurti dhe VV vetmjaftohen me pak pushtet në ‘mahallë’ e nuk lodhen fort për interesat afatgjata të vendit”, ka thënë mes tjerash ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni.

Tutje, ai tha se sot u dëshmua se “Kurti ështe një manipulues dhe mashtrues gjenial”.

“Sot është më e qartë se ndonjherë më parë që Kurti ështe një manipulues dhe mashtrues gjenial, i cili interesin personal dhe ate të vartësve të tij e vë para cdo interesi qytetar e nacional. Ai e di që ajo masë që i shkon mbrapa verbërisht, nuk preokupohet hiq nëse Kurti bënë apo nuk bënë politika në interes të vendit. Këte, Kurti e ka lexuar saktë. Dhe pikërisht këtu konsiston ai gjenialiteti i tij prej manipuluesi dhe mashtruesi. Kostoja e kësaj politike mund te jet rrënuese per vendin dhe të ardhmen tonë kolektive”, ka shkruar Hyseni. /Zëri