BDK e Hysni Shaqirit, së shpejti do të bëhet pjesë e Aleancës për Shqiptarët, mëson infoshkupi.com. Sipas burimeve tona të afërta me LR PDSH-në dhe BDK-në deri te marrveshja mes dy subjekteve ka ardhur pas një takimi mes Liderit të LR PDSH-së Ziadin Sela dhe atij të BDK-së Hysni Shaqiri. Të njejtat burime thonë se së shpejti dy liderët do të dalin edhe zyrtarisht me deklarata për marrveshjen e arritur.