Nje 74 vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, për shkak të dyshimit se i ka mësuar dhe bindur tre të mitur për të kryer vjedhje, përcjell KlanM. Sipas policisë, fëmijët, nën instruksione nga i arrestuari, kanë hyrë dhe ka vjedhur para nga shtëpia e nj[ë zonje në Shkup.

“Më 04.05.2023, zyrtarë policorë nga Sektori për Çështje Kriminale në NjPB Çair, e kanë privuar nga liria R.B (74) nga Shkupi. Ai dyshohet se gjatë ditës ka bindur tre të mitur nga Shuto Orizari për të kryer grabitje ndaj F.P në shtëpinë e saj, duke marrë para. Përkatësisht, ai i ka çuar fëmijët në shtëpi me një automjet dhe u ka treguar se si ta kryejnë krimin. Pas kryerjes së krimit, ata kanë ndarë paratë, një pjesë e të cilave është gjetur dhe do t’i kthehen pronares. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës”, thuhet në raportin e MPB-së/KlanMacedonia