Mos na fyeni intelencën edhe në këtë kohë tepër stresuese dhe epidemiologjike.
I nderuar, vizita juaj në Labunishtë dhe Strugë aspak nuk u ndihmon Labunishtasive dhe Struganëve për “Kovid 19”.
Kjo vizitë e juaja është vizitë ngushëlluese, mos me thënë qetësuese, pasi i ndjeri nga “Kovid 19” vdiq nga mostrajtimi adekuat mjeksor, nga mospasja e kushteve elementare për trajtimet e sëmundjeve epidemiologjike.
Ju zv.kryministër Bujar Osmani, bëni mirë t’i leni “reklamat” dhe të kapni për dore ministrin e shëndetësis Venko Filipçe të vini të shihni gjendjen e mjerueshme të “Spitalin Klinik të Tetovës”, pasi që, puna juaj dhe e Venkos nuk është as ngushëlluese dhe as vizituese, po as raportuese duke zëvendësuar zëdhënsin e ministris së shëndetësis.
I nderuar, a jeni në dijeni se “Spitali Klinik i Tetovës” ka vetëm një Epidemiologe ?
A jeni në dijeni se, në çfar gjendje mjerimi është reparti infektif në këtë “Klinik” ?
A jeni në dijeni sa respirator ka kjo “Klinik”
I nderuar, nëse Spitali Klinik i Shkupit disponon 120 shtretër në repartin Infektologjik, e keni iden, sa shtretër mundet të ket reparti infektologjik në Tetovë.
I nderuar zv. kryeministër, nëse “Kovid 19” mer hovë ashtu si edhe pritet, ua mer mendja çka mundet të ndodhë ?
I nderuar zv.kryministër, sot qetësuat Labunishtasit sepse neglizhenca dhe mospasja e kushteve elementare mori një jetë
njeriu.
I nderuar, mos dhasht Zoti që “Kovid 19” të mer përmasa në Tetovë, dijeni se të gjithë duhet të vrapojm pas “një apo dy respirator”
I nderuar, vizitat dhe ngushllimet atëher nuk do ju krynë punë.
I nderuar, sipas ligjit për gjuhët, a duhet dhe a vlenë që, materialet dhe wep faqja e ministris së shëndetësis të jetë edhe në gjuhën Shqipe, mu ashtu si ishte në vitin 2017.
I nderuar, populli nuk frigohet as nga virusi e as nga caktimi i vdekjes, frigohet sepse, ata që vodhën shtetin sot dëshirojn të na shërojn, e me çka se ?!
Të fala.
Mos dhasht Zoti “Së bashku” do jeni fajtorë dhe do përgjigjeni.
Dijeni këtë…!

Mr.Metali Alili