Që nga  9 maji i vitit 2015 Kumanova e konkretisht Lagja e Trimave është bërë një “mollë e ndaluar “për kryetarin e BDI Ali Ahmetin i cili për hirë të vërtetës deri para ca viteve shiheshte si hero nga banorët  e Kumanovës  ndërsa tani është shëndrruar në personin e pa dëshiruar  të cilit banorët e lagjës së trimave i kanë bërë me dijeni se këmba e tij nuk mund të shkel në këtë lagje .

I shqetsuar nga ky fakt Ali Ahmeti ka tentuar të bëjë disa tentime për të mashtruar opinionin se gjoja ka qenë në Kumanovë apo në Lagjen e Trimave  siç ishte rasti i fundit kur u organizua vizita e tij tek varrezat e qytetit në mënyrë tinzare dhe duke publikuar lajmet nëpër mediat pro qeveritare se gjoja Ali Ahmeti ishte në Lagjen e trimave , apo siç janë edhe vizitat që lideri i BDI ju bën fshatrave të Likovës.

Sot lideri i BDI po qëndron në fshatin Mateç të komunës së Likovës ku do të takohet me strukturën dhe aktivistët e BDI në Likovë .