Ylli i muzikës, Adele jo rrallë herë ka anuluar shumë koncerte për të qënë sa më pranë familjes.

Këngëtarja është rrëfyer për sëmundjen që e ka kapluar. 

“Kam një anë shumë të errët. Bie shumë lehtë në depresion”, ka thënë ajo.

Fituesja e 10 çmimeve Grammy tha se problemet e saj me depresionin filluan kur ajo ishe 10 vjeçe, pak pas vdekjes së gjyshit.

Ajo pranoi se nuk ka mendime vetvrasjeje, por i duhet të takohet rregullisht me një terapist. Ajo tregoi se ka vuajtur nga depresioni pas lindjes, por ndryshe nga një pjesë e madhe e nënave që nuk duan të rrinë pranë fëmijës, ajo u bë obsesive. “Isha e fiksuar me tim bir. Ndihesha e papërshtatshme. Ndihesha sikur kisha bërë gabimin më të keq në jetë. Depresioni mund të shfaqet në shumë forma”, ka thënë ajo.