Ende është e pa njohur gjendja shëndetësore e 16 vjeçarit i cili dje u ther me thikë në stacionin e autobusit Rekord, derisa kthehej nga shkolla me autobusin me numër 57.

Sipas informatave, mjekët kanë bërë deri tani disa ndërhyrje kirurgjike. Informatat jozyrtare, thonë se djali është ther në 3 vende dhe i kanë shkaktuar lëndime në disa organe të trupit.

Informatat thonë se 16 vjeçari është i vendosur në aparate dhe ende është pa vetëdije.

Policia ende se ka pastruar rastin.