Lideri i opozitës greke, Alexis Tsipras, ka raportuar në mediat sociale se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kreu i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri deklaroi se simptomat e tij janë të lehta dhe se gruaja dhe fëmijët kanë rezultuar negative pas testimit, shkruan media greke ekathimerini, transmeton fol.mk

“Unë dola pozitiv gjatë një testi paraprak PCR të kryer mbrëmë. Fatmirësisht, Beti [Baziana, partnerja e tij] dhe fëmijët janë negativë. Deri më tani kam pasur simptoma të lehta dhe shpresoj që së shpejti të jem i shëndetshëm”, thuhet në njoftim.

Tsipras ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 me 13 nëntor./fol/