Anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një shkrim të tij të fundit “Dështimi i reprizës “2020″ thotë se pas 12 Prillit BDI-ja do të jetë parti opozitare, PDSH do të shuhet ndërsa ASH – AAA në pushtet, transmeton TS.

“Duke qenë i bindur se edhe lidershipi i ASH-së e njeh mirë çfarë “vojvode” është “personi i listës së zezë amerikane”, që funksionon me direktiva të shefave që u shërben “do smrt”, si dhe duke i njohur me emra se kush janë vulat, Gebelsat dhe “zastavnikët” e BDI-së në këto zgjedhje, jam i bindur se më 2020 këto “kërcënime” nuk pinë më ujë. Pas këtyre zgjedhjeve skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut do të jetë ndryshe: BDI do të jetë në opozitë, PDSH në histori, vulat në harresë, ndërsa qeveria do të bëhet nga ASH dhe AlternAtivA” shkruan Ibrahimi, përcjell TS.

Ai thotë se AlternAtivA do të vazhdojë betejën ideologjike antikomuniste dhe antienveriste me krejt kriminelët e kuq të Enverit e të Titos dhe me krejt shpurën e kriminelëve të tjerë të prodhuar ndër vite.

Ndryshe deri tani kemi vetëm një koalicion edhe atë ASh- AAA, BDI do të garojë e vetme ndërsa spekulohet se mund të ndodh një koalicion PDSH , RDK dhe BESA.