Thirja   për bashkëpunim pa kushte  që Lideri i LR-PDSH-së i bëri Lëvizjes Besa në emisionin debativ Clik  në TV21, si duket  sërish  i  vendosi në siklet njerëzit më të rëndësishëm të kësaj   lëvizje. Fillimisht  nëpërmjet nënkryetarit të Lëvizjes Besa z. Zeqirja Ibraimi refuzuan  ftesën për bashkëpunim me arsyetimin se  duhet të presim  deri sa të qetësohen gjakrat në RDK dhe se ata nuk duan që në këtë konflikt të brendshëm brenda RDK-së të mbajnë anën e njërës apo tjetrës palë.  Kurse  zëdhënësi i  i kësaj lëvizje Faton fazliu shkoi edhe më larg duke drejtuar edhe fyerje të rënda  ndaj Kryetarit të LR-PDSH-së z. Ziadin Sela, duke e quajtur ”Hipokrit” . Për pasojë pati edhe reagime nga funksionar të ndryshëm të Lëvizjes për Reforma që i dolën në mbrojtje kryetarit të tyre.

Për tu mos u përshkallëzuar polemikat  e mëtejme  nënkryetari i Lëvizjes Besa në një prononcim qorton zëdhënësin e tyre për prononcimin e ulët dhe njëkohësisht bën thirrje të ndërpriten polemikat dhe akuzat në relacionin midis BESA dhe LR-PDSH, pasi që kjo shkon në favor të BDI-së. Sipas tij, është refuzuar secili debat negativ brendaopozitar, sepse ai i shërben vetëm BDI-së.

 

Ja porosia e Zeqirija Ibrahimit- nënkryetarit të Lëvizjes BESA.

Sot kur kryetemë është bërë shpërbërja e djeshme e Parlamentit, e shoh se shumë aktivistë të BESËS dhe disa krerë dhe aktivistë më të rinj të LR-PDSH-së kanë vazhduar të polemizojnë në FB se kush ka të drejtë në temën e bashkëpunimit të opozitës shqiptare.

Duke konsideruar se shqiptarët e Maqedonisë e kanë vetëm një armik dhe ai quhet BDI, janë krejt pa shije dhe të tepërta diskutimet e tjera. Derisa ky armik nuk përjashtohet nga skena, secila zënkë tjetër i shërben këtij subjekti tashmë të dëshmuar si antishqiptar, kjo për shkak se ai është i kapur keq dhe prandaj e ka nëpërkëmbur çdo interes shqiptar.
Për këtë arsye ne edhe e kemi refuzuar secilin debat brendaopozitar, sepse ai i shërben vetëm BDI-së, ndërsa ne nuk duam t’i shërbejmë të ligës shqiptare.
Prandaj, të dashur aktivistë të BESËS dhe ju të LR-PDSH-së, ju lutem mos humbni energji ndërmjet vete, por përqendrohuni kundër këtij armiku. Mos humbni energji brenda llojit, por bëjeni betejën kundër kësaj të lige!
Ne të BESËS natyrshëm e konsiderojmë aleat LR-PDSH-në dhe ndonëse mund të kemi dallime për çështje të caktuara, në temën e betejën kundër BDI-së nuk duhet të dallojmë. Prandaj, edhe nëse LR-PDSH dhe lidershipi i saj mund të mos jenë të kujdesshëm në ndonjë kualifikim ndaj nesh, kjo nuk duhet të na lëkundë nga fokusi jonë. Synimi jonë final nuk duhet të na fokusojë nga deklarimet e pakujdesshme të dikujt.
Madje, pavarësisht se a na mbështet ose na ofendon LR-PDSH-ja, ne do ta mbështesim atë duke konsideruar se ajo është parti opozitare.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!

p.s. Do të doja që kjo të jetë hera e fundit që flasim për këtë temë.”, shkruan Zeqirija Ibrahimi.