Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave në bazën e forcave ajrore ushtarake pranë San Antonio në Texas, SHBA.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bllokuar bazën ushtarake, ndërsa mediat vendase raportojnë se viktimat ndodhen në vendngjarje.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjithë shkollave dhe qendrave të zhvillimi të fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur në orën lokale 08:45, ndërsa për viktimat u raportua një orë me vonesë.

Në orën 08:00 të mëngjesit baza organizoi paradën e diplomimit të bazës të forcave ajrore të trajtimit ushtarak.

Ende nuk dihen arsyet dhe agresorët e kësaj ngjarjeje.

https://youtu.be/DGhfO5_jDGA