Ibraimovski: Dimoski të respektojë rregulloren e Kuvendit të Maqedonisë

Pas qëndrimeve të Ilija Dimoskit të OBRM-PDUKM-së se nuk ka pasur rast në histori që kryetari i Kuvendit të zgjidhet nga ndonjë parti e dytë apo e tretë e përfaqësuar në Kuvend.

”Dua që t’i flas Ilijës që të respektojë Rregulloren e Kuvendit, të cilën ata vetë e kanë votuar më herët. Mos të taktizojnë me këtë rregullore pune dhe të pengojnë zgjedhjen e kryetarit. Duhet shumë përkushtim për të ri-ndërtuar Maqedoninë dhe është çështje kohe kur kryetari i ri do të zgjidhet. Shumica e re do të zgjedh kryetarin e ri.” tha Ibraimovski.