Karatesti i reprezentacionit të Maqedonisë, anëtër i KK Makpetroll nga Shkupi, Abdurahim Idrizi, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të karatesë për kadet, junior dhe U21, i cili gjatë fundjavës u mbajt në qytetin malazez Herceg Novi.

Idrizi e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri më -55kg.

Në mecin e parë, ai e mposhti garuesin slloven, Skotnik vijoi fitorja ndaj karateistit kroat Lackovic dhe në gjysmëfinale ishte më i mirë se kundërshtari i tij boshnjak Agovic. Idrizi në finale është mundur nga maqedonasi Stole Smilkovski.

Në renditjen e përgjithshme, Maqedonia zuri vendin e dytë me 25 medalje, pas Serbisë që fitoi 31 medalje.

Në kampionatin e 18-të morën pjesë 11 shtete ballkanike./lajm