Një grup burrash janë lavdëruar për veprimin e tyre pas largimit nga një restorant në Middlesborough, Angli , pa paguar faturën.

Tre burrat dolën nga restoranti pasi mbaruan darkën me pretendimin se do të kërkonin një ATM pasi nuk kishin para kesh me vete,por ata nuk u kthyen më kurrë.

Pronari i restorantit “Apollo Apollinaire”  tha për Independent: “E kam marrë këtë ngjarje si një përvojë të keqe. Zakonisht, njerëzit nuk largohen si një grup i tërë për të gjetur një makinë ATM “.

“Sapo i thashë stafit tim për herë tjetër, sigurohuni që njëri prej tyre të qëndrojë ose të lënë ndonjë send derisa të kthehen,” tha ai për Mirror.

Megjithatë, pesë ditë më vonë, ndodhi e çudtishmja, “Apollinaire” mori një letër. Letra përmbante 40 dollarë dhe bashkangjitur kishte një letër faljeje nga tre burrat që ishin larguar, duke shpjeguar veprimet e tyre.

“Bashkë me shokët e mi kërkojmë falje me keqardhje që më 8 dhjetor 2017 kemi harruar të paguajmë faturën tonë. Ne nuk donim të largoheshim ashtu dhe na vjen shumë keq”- thuhej në letër, transmetonoranews.

Treshja, e identifikuar si Tom, Alex dhe Harry në letër, vazhdoi shpjeguan se pas darkës, burrat u përpoqën të paguanin me kartë, por mësuan se ishte një ndërtesë ku mund të nxirrnin paratë kesh. Pasi kishin shkuar për të gjetur një ATM aty pranë, burrat kuptuan se treni i fundit për në qytetin e tyre ishte gati të largohej.

“Kjo e largoi vëmendjen tonë nga gjetja e një A.T.M-je dhe na bëri që të largoheshim me nxitim për tekl treni”- vazhdonte letra.

Burrat u ndjenë kaq keq për situatën që ata krijuan dhe vendosën të shkruanin letrën ku kërkonin falje dhe 40 euro (shumën e faturës së tyre, plus një bakshish).

Tom, Alex dhe Harry përfunduan faljen e tyre të sinqertë: “Na vjen keq se ne nuk jemi nga Middlesbrough dhe nuk mund të vijmë deri në Kilimanjaro personalisht për të kërkuar falje”.

‘Apollinaire’ u impresionua nga veprimi i burrave dhe e shpërndau letrën në Facebook si një kujtesë inkurajuese.

“Mos nxitoni për të gjykuar” – shkruan postimi i ‘Apollinaire’. “Lexoni me kujdes, atëherë ju do të kuptoni se ka edhe njerëz të”.