Ilaçi shpresëdhënës për coronavirus do të shitet 3120 dollarë në SHBA

Trajtimi me Remdesivir kundër COVID-19 do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët me sigurim vullnetar në SHBA.

Ilaçi i prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead-it është aktualisht i vetmi që është aprovuar për t’u përdorur kundër coronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

Kompania prodhuese deri më tani e ka shpërndarë falas ilaçin, por duke filluar nga 1 korriku, Remdesivir do të kushtojë më shumë se 3000 dollarë.

Më 26 qershor, Remdesivir u shndërrua në të parin ilaç kundër COVID-19.

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i coronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë.

Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19. Në muajin maj, SHBA autorizoi përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n.