Në një version komplet ndryshe, i akuzuari për vrasjen e Almir Aliut, Boban Iliq sqaroi edhe një herë ditën kur ka ndodhur incidenti. I pa sigurtë dhe jo shumë i qartë në atë që shpjegonte, Iliq sot ndryshoi deklaratën e tij, sa i takon lëvisjes së veturës deri në momentin kur Almiri dhe nëna e tij u gjetën të përplasur në murë nga vetura e Iliq. I pyetur se përse sot është duke deklaruar ndryshe, ai u arsyetua me faktin se tani i është kthyer kujtesa dhe se nuk e mban mend atë që ka thënë herën e kaluar. I akuzuari Boban Iliq, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, e ndryshoi edhe qëndrimin e tij, i cili në deklaratën paraprake thoshte se nuk ndjehet aspak fajtor për veprën e bërë, ndërsa sot ai tha se ndjen shumë keqardhje për atë që ka ndodhur, madje dhe ju kërkoi falje familjarëve të Almirit.
“Më vjen keq per ngjarjen e ndodhur, nuk kam pasur për qëllim që ta shtyp me vetur as fëmiun dhe as dikë tjeter. Më vjen gjithashtu shumë keq që më fajësojnë për vrasje. E gjitha ka ndodhur nga frika, sepse isha shumë i frikesuar. Edhe njëher ju kërkoj shumë falje familjarëve”, ka deklaruar Boban Iliq, i akuzuar, raporton SHENJA.
Në mesin e paqartësive gjatë deklaratës së Iliq edhe për prokurorin publik ishte i pakuptueshëm fakti se si ishte e mundur që i akuzuari të deklarojë se incidenti ka ndodhur për shkak se parafangoja e veturës ka qenë e thyer si dhe për shkak të frikës së madhe nuk ka mundur që të t’i ik incidentit në fjalë, ndërsa me po të njejtën veturë dhe me po të njejtën frikë ka mundur që menjëherë pas ndodhisë të gjejë drejtimin e duhur për në shtëpi.
Ndihmës avokati i familjes Aliu, Ibrahim Bajrami vlerëson se tashmë me dhënien e deklaratës së të akuzuarit Iliq, procesi gjyqësor për vrasjen e vogëlushit ka hyrë në një fazë shumë serioze, ndërsa sa i takon ndryshimit të dëshmisë së të akuzuarit, Ibrahimi tha se ai vetëm është duke u munduar që ta mbrojë veten nga vepra për të cilën ngarkohet.
“Sot procedura hyn në një fazë shumë serioze, ku i akuzuari Boban Iliq dha deklaratën e vet, e cila ishte në kundërshtim të plotë me deklaratën që e ka dhënë para Prokurorit Publik. Ky ndryshim ka të bëjë me marshutën e lëvizjes së makinës së vet të cilën ai ën këtë fazë të mbrojtes vet, pretendon të eliminoj elementet e dashjes për të kryer veprën penale dhe të mbështes strategjinë e mbrojtjes së tij, gjoja se gjithë kjo ka ndodhur si pasoj e frikës”, tha Ibrahim Bajrami, avokat ndihmës i familjes Aliu.
Edhe për avokatin Asmir Alispahiq, deklarata e sotme e Boban Iliqit ishte shumë konfuze dhe e pa qartë, e gjithë kjo duke u munduar që ta mohojë veprën e kryer.
“Nga ajo që u tha deri tani, edhe vet ju mund të arrini në përfundim se i akuzuari, që dhe është shumë normale, po mundohet t’i ikë asaj që njihet si ‘dhënie e deklaratës së vërtet dhe tregim i asaj që ka ndodhur në të vërtet’. Gjithashtu, mund të vëreheshte se gjatë gjithë kohës ai ishte k

onfuz, i pa qartë dhe po mundohej ta mohoj atë që e ka bërë”, u shpreh Asmir Alispahiç, avokat i familjes Aliu.
Avokatët e familjes Aliu gjithashtu treguan se kanë dëshmitarë, të cilët tashmë i kanë paralajmëruar dhe propozuar në gjykatë, por që emrat e të cilëve nuk deshën që t’i bëjnë publike./Shenja

Iliq kërkon falje për vrasjen e Almirit… by tvshenjaofficial

blank