Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është pritur me nderime ushtarake në vilën presidenciale” Vodno” ku ishin intonuar himnet e të dyja vendeve, transmeton Zhurnal.

Meta është pritur nga Presidenti i Republikës së Maqedoniës, Gjorgje Ivanov me të cilin kishin takim kokë më kokë. Pas takimit, është parashikuar dhe planifikuar takim i delegacioneve të dyja vendeve.

Presidenti i Shqipërisë duhet që të ketë takim edhe me kryeparlamentarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ilir Meta është në vizitë dy ditore në Republikën e Maqedonisë.