Kandidatja për deputete nga radhët e ASh-së, Ilire Dauti ka qenë përballë kandidates për deputete nga BDl, Arta Bilalli në emisionin Click Plus. Ato kanë diskutuar për fushatën zgjedhore dhe ofertat e tyre politike.

Arta Bilalli-Zendeli ka folur për konsistencën politike të BDI-së, pavarësisht lëkundjeve të kohë pas kohshme. Ajo theksoi se partia e saj ka bërë mjaft për elektoratin shqiptar dhe se tani është koha për kryeministër shqiptar.

Nga ana tjetër, profesoresha Ilire Dauti nuk është pajtuar me logjikën politike të Bilallit për atë se çfarë ka bërë BDI-ja.

”Flet për të drejtat e shqiptarëve. Ata jo vetëm që nuk janë të realizuara, por përfaqësimi i shqiptarëve vazhdon të jetë i ulur. Për shembull të dhënat e Avokatit të Popullit flasin se vetëm 19% janë të përfaqësuar shqiptarët në institucione shtetërore. Ndërkaq kemi institucione të caktuara ku jemi shumë larg kësaj përqindje. Do ta kisha përmendur Ministrinë e Financave, në vetëm 10%. Shumë institucione të tjera ku jo vetëm se nuk janë të përfaqësuar në nivel që duhet, por në pozita udhëheqëse janë edhe më pak të përfaqësuar. Domethënë shqiptarët nuk duhet të jenë të kënaqen assesi me disa vende pune ku do të ndjehen inferior në vendin e punës”, ka deklaruar Dauti.

Për të parë videon e plotë kliko KËTU