Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Gafurr Adili nesër vjen në vendlindjen e tij në Kërçovë, mëson INA.

Ai pas 33 viteve rikthehet në vendlindjen e tij në Serbicë të Kërçovës, aty ku jeton familja e tij.

Adili nga viti 1984 u arratis për në Zvicër, pasi që në gjah i ishte vënë UDB-ja dhe më pas shërbimi sekret i Maqedonisë.

Ai në mërgim qëndroi deri në fundvitet e 90-ta, duke lëvizur në Shqipëri. Në vitin 2003 përqëndrohet në Tiranë, ku fillon aktivitete kombëtare.

Siç mëson INA, Adili ditëve të fundit ka bërë një kërkesë në ambasadën e Maqedonisë për document udhëtimi dhe se është njoftuar ng ambasada se nesër mund të tërheq dokumentin dhe të udhëtojë drejt Maqedonisë.  Pas 13 viteve qëndrimi në Tiranë, Adilit nuk iu dha shtetësia shqiptare, edhe pas shumë aplikimeve. Rikthimin e tij në vendlindje e ka paralajmëruar edhe miku i tij, doktori i mirënjohur kërçovar Adil Mustafa, i cili ka ndihmuar procesin e rikthimit të Gafurr Adilit në vendlindje. Ai në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur ndonjë proces të ngritur gjyqësor dhe se dosja e tij është e pastër. (INA)