Të shtëna me armë ka pasur para mesnate në Saraj të Shkupit, ku siç mësohet nga banorë të kësaj komune, ka të plagosur.

Siç bëhet e ditur më tej, incidenti ka ndodhur mes dy grupeve pas një zënke që ka shpërthyer para shkollës fillore “Dituria” në Saraj, por nuk jepen detaje të tjera.

Në këtë përleshje janë përdorur edhe sëpata, e deri në pistoleta.

Ekipet e njësiteve policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, duke bllokuar rrugën, për shkak të kryerjes së ekspertizës. Deri tani nuk dihen motivet e këtij incidenti.