Edhe dje vazhdoi seanca e gjashtë me radhë në Kuvendin e Maqedonisë me replika dhe kundëreplika ndërmjet deputetëve të OBRM-PDUKM dhe LSDM-së në lidhje me Deklaratën e Tiranës dhe akuzat partiake se çfarë sipas OBRM-së ka diskutuar LSDM me BDI-në në lidhje me Ligjin për gjuhën.

Përndryshe diskutimi në Parlament do të vazhdojë sot në ora 11:00, kurse deri më tani për diskutim janë paraqitur 50 deputetë, kurse të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar vetëm disa.

Në rend dite të seancës është përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.