Një tetëmbëdhjetëvjeçar mbrëmë është lënduar me thikë gjatë një zënke midis udhëtarëve në autobusin e Ndërmarrjes Publike për Transport, i cili ka lëvizur drejt fshatit Bojanë.

Siç kumtoi MPB, dje rreth orës 19:45 në rr. “Gjorçe Petrov” në Shkup, në autobusin nr.56 të Ndërmarrjes Publike për Transport (NPT), i cili qarkullon në linjën drejt fshatit Bojanë, është prishur qetësia dhe rendi publik pasi udhëtarët janë rrahur në autobus.
Pas intervenimit të nëpunësve policorë, në stacionin policor është arrestuar R.R. (20) nga fshati Arnaqi, tek i cili është gjetur një thikë.
Në sulmin fizik është lënduar S.F. (18), i cili kishte prerje në krah. Është thirrur Ndihma e shpejtë, e cila pas ofrimit të ndihmës mjekësore personin e ka lëshuar në trajtim shtëpiak.
Stacioni policor Gjorçe Petrov ndërmori masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.