Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër personit D.P. (30) vjeçar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës nga sfera e sigurisë”, shkruan Gazeta Lajm.

Ai më 2 shtator të këtij viti, rreth orës 17 e 10 minuta në rrugën “Ivo LLolla Ribar” fillimisht me fjalë ofenduese u është drejtuar policëve, kurse më pas ka sulmuar njërin prej tyre dhe ka ikur. Pak pas rastit, D.P. është arrestuar nga policia.