Deputetja nga radhët e LSDM-së, Keti Smilevska është e infektuar me coronavirus. Këtë e vërteton edhe Ministria e Shëndetësisë.

Ajo për ‘A1o’ thotë se nuk e di se si është infektuar duke marrë parasysh se për një muaj nuk del nga shtëpia e saj n ë Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e di si jam infektuar, për një muaj s’kam dalë nga shtëpia. Kam komunikuar vetëm me familjen më të afërt, kurse ata tani për tani s’kanë simptoma”, thotë Smilevska.

Sëmurja e saj nuk do të ndikojë në politikë për shkak se Kuvendi tashmë është shpërndarë.