Nga: Qenan ALIU

Diçka duket e çuditshme se si është e mundur LDK partia e vetbrenduar si instutucionaliste të mos e ketë para syshë se ;

– Rëzimi i qeverisë akoma pas vetëm 51 ditë qeverisje (pa i bërë 90 ditë të praktikave parlamentare) në kohë PANDEMIE globale është veprimi më apsurd politik i partisë bashkëqeverisëse dhe njëkohësisht pretenduese e mocionit ;

– Se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të RK i vitit 2014 për kësisoj situatash është i barasvlefshëm me dispozitat kushtetuese ;

– Se gërma dhe fryma e kushtetutës aktuale nuk munëdëson konstituim të qeverisë pa PËLQIMIN e subjektit fitues të zgjedhjeve (me më shumë mandate), por, për shkak se kushtetuta (hesht) nuk parasheh afat prekluziv për përgjigje nga subjekti politik drejt presidentit të shtetit. Interpretimi nënkupton se vendi duhet të shkojë në zgjedhje ,në një datë të përcaktuar me konsensus nga subjektet politike ;

– Se edhe sikur presidenti të orvatet që sa të jetë e mundur ti shmangë zgjedhjet ( e ka obligim kushtetues) duke kërkuar mandatar edhe nga subjekti politik i dytë për nga numri i mandateve në kuvend, atë do të mundej ta bëjë pasi që subjekti fitues ta REFUZONTE mundësinë ( e në këtë rast ajo ka zgjedhur të heshtë ashtu siç heshtë kushtetuta për kësisoj situatash) ;

-Dhe fundja,edhe sikur me arbitraritet presidenti të sjellë DEKRET për nominimin e manadatarit nga subjekti i dytë, ky Dekret menjëherë do të KONTESTOHET në Gjykatën Kushtetuese, padija e cila do të ishte e shoqëruar edhe me kërkesën për NDALESË TË PËRKOHËSHME për zbatimin e aktit të presidentit. Dhe kështu, NOMINALISHT kërkesa sipas precedentit do të aprovohej pas disa ditësh, dhe procedura nuk do të mund të zgjvillohej së paku 2 -3 muaj.Ndërkaq qeveria në detyrë do të vazhdonte punën për deri sa kushtetuesja të sjellë vendimin meritor.
Meqë sipas precedentit,vendimi do të ishte se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, atëherë shtrohet PYETJA se çfarë në të vërtetë kishte për qëllim partia institucionaliste dhe lideri i saj !

(q/a)