Oda e Pavarur Hotelierike (OPH) në vigjilje të valës së dytë të pandemisë KOVID-19 fillon iniciativën për fushatë rajonale #MbajDistancë#JetaDuhetTëVazhdojë.

“Qëllimi i kësaj iniciative dhe fushate është kontributi nga të gjithë ne në ngritjen e #VetëdijesPublike në interes të #ShëndetitPublik që t’iu bëjmë të ditur qeverive të rajonit se suksesi i detyrës dhe misionit tonë qëndron në sjelljen e masave të unifikuara dhe të zbatueshme qeveritare”, qëllimi themelor i të cilave është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve”, informojnë nga OPH.

Masat dhe restrikcionet e paralajmëruara, qëndron në kumtesë, do të ndikojnë shumë në jetën e përditshme dhe me siguri do të kontribuojnë për edhe një goditje edhe më të madhe ekonomike dhe kolaps të industrisë turistike hotelierike.

Nga OPH paralajmërojnë edhe konferencën hibride rajonale “KOVID-19 PARTNER JOFORMAL” të caktuar për më 23-24 shtator në Shkup, në të cilën përmes dialogut dhe diskutimeve të gjithë bashkë do të kontribuojnë në unifikimin, pranimin dhe zbatimin e masave dhe protokolleve në nivel ballkanik për përditshmërinë e re, me çka do të kontribuohet, siç thonë, që këtë vjeshtë/dimër të mos e kalojmë edhe para kohe të mbyllur në shtëpitë tona.