Emisioni investigativ ‘”INSIDE”‘ vjen me një tjetër temë të rradhës e që është regjistrimi i popullësisë, një problematikë e madhe që mbizotëron në Maqedoni tash e vite me rradhë, shkruan Zhurnal.mk
Shqiptarët janë grupi i dyte me i madh etnik në IRJM. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në IRJM përfaqëson rreth 25% të popullsisë, shqiptaret jetojne kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (67%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (26%) dhe Shkup (20%).
Për numrin e shqiptarëve në Maqedoni është manipuluar prej kohrave, manipulohet dhe sot. Qëllimi kryësorë është se si ketë numër të kësaj popullat ta mbajë numrin e shqiptarëve “pakicë”. Në këtë të dhëne statistikore të vitit 1912 theksohet se në Maqedoni jetojnë 136.752 shqiptarë. Një të dhëne të tillë e demanton një demograf bullgar M. Selishcef duke thënë se në Maqedoni ka 194.195 shqiptarë (57.443 shqiptarë me pak).
Për emisionin ‘”INSIDE”‘ mbi regjistrimin e popullësisë flasin hapur deputetët Artan Grubi e Antonio Miloshoski, drejtori i entit statistikor republikan Apostol Simovski edhe opinionisti e analisti Agim Jonuz.
Deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski për “INSIDE” thotë se nisma për shfuqizimin e iniciativës për regjistrim të popullësisë ishte bërë nga trupi punues në bashkëpunim me qeverinë e që parlamenti e kishte miratuar (votuar).
“Në vitin 2011 KSHZ pasiqë filloi regjistrimin erdhi në njoftim në kuvend ku ishte shoqëruar nga qeveria se regjistrimi nuk po zbatohet sipas kritereve të eurostat dhe se për shkaknbtë kësaj nuk mund të jep rezultatin e dëshiruar dhe efikas dhe mos bëhen harxhime shtesë qeveria propozoi dhe parlamenti votoi ndërprerjen e këtij procesi”, vlerëson kështu Miloshoski.
Në vitin 1912/1913 të dhënat nga perandoria turke, japin numrin e popullsise shqiptare në territorin e Maqedonisë si: Tetovë, Shkup, Dibër, Kumanovë, Kërcovë, Ohër, Prilep, Resnjë dhe Manastir jetojne 230.357 shqiptarë. Në vitin 1900 ka pasur 52.000 torbesh në vitin 1921 nuk jepen të dhëna për numrin kësaj popullate sepse i kanë shënuar si Maqedon edhe pse janë me prejardhje shqiptare. Sipas regjistrimit të vitit 1948 në Maqedoni jetojnë 197.524 shqiptarë.
Sipas regjistrimit të vitit 1953 në Maqedoni jetojnë 162.524 shqiptarë (koha e Rankoviqit , shpërngulja e shqiptarve në Turqi). Në bazë të regjistrimit të vitit 1994 jetojnë 441.104 shqiptare që nuk është reale për shkak se prej 260.000 nxënës të përfshirë në shkollat fillore , afër 87.000 ose 33.5 % që e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe por ata janë shënuar maqedon.
Ndërkohë që drejtori i Entit shtetërorë të statistikave Apostol Simovski për “INSIDE” thotë se si drejtori kanë parashtruar në parlament ligj për këtë punë por që nuk është miratuar dhe nuk është pritur si duhet dhe se shton atë që nëse në këto punë profesioniste futet politika, asgjë nuk ka sukses.
“Unë personalisht nuk mund të jap përgjigje për këtë sepse në atë kohë për shkaqe teknike regjistrimi para se të fillojë ka dështuar fillimisht ne si institucion propozuam ligj për regjistrim në parlament që ishte kundër ligjit të statistikave dhe trupi që duhej të bënte atë regjistrim në bashkëpunim me ne i formuar nga qeveria nga njerëz që në fushat e tyre megjithatë asnjëherë nuk kanë bërë punë statistikore, ligji thotë se hulumtimi statistikor mund të bëj vetëm enti statistikor dhe ato e kanë bërë që të hyjë politika në këtë punë e mos ketë sukses”, thotë Simovski për “INSIDE”.
Ndërkohë që në konferencën për shtyp në pres qendrën në Beograd Ante Popovski pohon se në Maqedoni ka 600.000 shqiptarë në vitin 1981. Nisur nga kjo e dhënë e Ante Popovskit mund të vim në përfundim se me një shtim natyral prej 24 përmija tek shqiptarët na del se në regjistrimin e vitit 1991 ne Maqedoni ka 744.000 shqiptare ose 35 % e popullsise se Maqedonisë. Sipas regjistrimit të vitit 2001/2002 në Maqedoni jetojnë 509.038 shqiptarë , që nuk është aspak reale, pasi prej 1991 e deri 2002 me shtim natyror 18 përmija numri i shqiptarvë ka arritur 802.296 shqiptarë ose 35 % e numrit të popullsisë në Maqedoni. Prej vitit 2002 deri në vitin 2012 me shtim natyror prej 15 përmijave tek ne Shqiptarët do të kete 927.000 shqiptarë.
Deputeti i BDI-së Artan Grubi thotë se në entin shtetërorë për statistikë duhet të reflektojnë gjërat në favor të shqiptarëve që më pas të fillojë dhe procesi i regjistrimit të popullësisë.
“Burimi i dyshimeve tona në procedurën e regjistrimit dhe të dhënavë që rrjedhin kanë të bëjnë me mospërfaqësimin e shqiptarëve në mënyrë dinjitoze në vazhdimësi kemi bërë përpjekje që ky ent duhet të reflektojë në rrethanat në vend dhe më pas mund të fillojmë të realizojmë edhe këtë proces sepse e kemi edhe në marrëveshjen politike”, kështu thotë për “INSIDE” deputeti Grubi.
Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë janë të lidhur ngushtë me shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë. Flamuri i përbashkët, himni kombëtar, historia e përbashkët, këngët popullore, gjuha, etj. janë vetëm disa nga veçoritë që vërtetojnë lidhjen e ngushtë mes shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe atyre në Kosovë e Shqipëri. Flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, por në pjesët jugore të vendit shqiptarët flasin dialektin toskë.
Ndërsa në anën tjetër analisti Agim Jonuz për “INSIDE” thotë se moszgjidhja e krizave bazë nënkupton një sërë gabimesh që fillon nga njëra në tjetrën e nuk ka mbarim më pas.
“Prej vitit 2002 e këndej nuk kemi ndonjë proces regjistrimi dhe kjo nënkupton se thirremi në përqindje dhe struktura në nivel tjetër nga të ndryshëm dhe atë që vendi e duroi si dëmtim është një hapësirë për manipulim në të gjitha nivelet sepse edhe moszgjidhja e bazave adekuate nënkupton sërë gabimesh që fillon nga njëra te tjetra dhe kjo për shkak të mos realizimit të procesit të regjistrimit”, thotë kështu Jonuz për “INSIDE”.