Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor njofton për inspektime të shpeshta dhe të jashtëzakonshme, për kapacitetet industriale më të mëdha, përkatësisht industrinë ndotëse në vend. Thonë se ndotja e ajrit mbetet një problem serioz në vend dhe se lufta për ajër të pastër do të jetë një proces i gjatë në pesë deri në 10 vitet e ardhshme.

Ne po aplikojmë një të ashtuquajtur “mjet i zgjuar për inspektim të zgjuar”. Në drejtim të optimizmit të resurseve njerëzore dhe kapaciteteve që kemi. Është një metodologji e vlerësimit të rrezikut dhe bazuar në atë metodologji shihet si në nivelin qendror ashtu edhe atë lokal, se cilat industri janë në një rajon të planifikimit. Nëse bëhet fjalë për ajrin dhe mbeturinat e Shkupit, mbikëqyrjet do të jenë 100% më të shpeshta në këto dy zona- deklaroi Darko Blinkov-Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Blinkov pret që ndotja të jetë e pranishme edhe këtë dimër.

Në vend të parë është ngrohja me dru, e dyta trafiku dhe aktivitetet ndërtimore, dhe në fund vjen industria. Trafiku dhe automjetet e vjetra lëshojnë okside të azotit, dhe grimcat PM vijnë nga ngrohja me dru dhe punimet ndërtimore- tha Darko Blinkov-Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Fakt është se ne po përballemi me një sfidë të madhe. Është një problem që e ka e gjithë bota, por ne nuk mund të mbyllim sytë para faktit, se ka disa qytete në vendin tonë me ndotje të madhe. Qeveria po merr masa, por të gjitha palët e interesuara duhet të përfshihen dhe të ndërmarrin veprime- pohoi Dejan Pavleski – Zëvendës Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Ohri është qyteti i parë në Maqedoni ku me metodat e reja do të matet cilësia e ajrit. Megjithëse ndotja këtu është shumë më e ulët se disa në qytete të tjera, në 11 lokacione janë duke u instaluar sensorë për të monitoruar parametrat ekologjike të ajrit që e thithin banorët e Ohrit. Në të njëjtën kohë, filtra do të instalohen në 15 shtëpi ku ngrohja është me lëndë djegëse të ngurta. Sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, të lëshuar në vitin 2018, në Maqedoni rreth 3.000 vdekje në vit i atribuohen ndotjes së ajrit.