Inter ka siguruar shërbimet e mbrojtësit anësor të Panathianikosit, Jorgo Vagjianidhis. Lojtari në fjalë është vetëm 18 vjeç dhe është një produkt i akademisë së klubit të njohur grek.

Kontrata e tij përfundon në verë dhe Interit do i duhet të paguajë vetëm 400,000 euro për kartonin e grekut.

“Sky Sport Italia” raporton se Vagjianidhis ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me Interin dhe do përfitojë 300,000 euro në sezon. Mbrojtësi 18 vjeçar do dërgohet në huazim tek një skuadër tjetër në mënyrë që të marrë eksperiencë