“Zikaltrit” e mposhtën Juventusin në “Guisseppe Meazza” me rezultat prej 2-1. Bianconerët e nisën më mirë takimin duke kaluar të parët në epërsi përmes mbrojtësit zviceran Lichtsteiner, i cili shënoi në minutën e 66′.

Pas vetëm dy minutave lojë Interi barazon shifrat përmes sulmuesit të rrezikshëm Mauro Icardi, që në këtë takim ishte në një formë të shkëlqyer.

Icardi gjithashtu ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të Interit, duke asistuar për mesfushorin kroat Ivan Perisiq.

Për Interin nga loja u përjashtua Ever Banega, i cili mori karton të kuq.