Në imagjinatën kolektive, arti i grimit merr vetëm intepretime estetike; shumë pak njerëz e dinë që në psikanalizë, makiazhi fsheh shenja të rëndësishme.

Grimi, në një mënyrë, na përfaqëson. Komunikon atë që ne duam të komunikohet. Pas grimit janë ato aspekte të personalitetit e karakterit tonë që shpërfaqen përmes mënyrës se si grimohemi, si lyejmë sytë, buzët…

Në fakt, nga historia rezulton që makiazhi nuk është përdorur vetëm për të përmirësuar portretin por edhe si mënyrë për të treguar personalitetin apo kushtet shoqërore përmes shenjash a simbolesh specifike.

Makiazhi është në gjendje të shumëfishoj apo reduktoj tiparet e personalitetit. Konsiderohet si një lloj maske që e përdorim për të fshehur a për mos të nxjerr në pah ‘të vërtetën’. Në fakt një mënyrë e caktuar tualeti mund të na ëmbëlsoj apo ashpërsoj portretin, shkruan Living.

Pjesa më e madhe e femrave grimohen vetëm për t’u ndjerë mirë me veten por, në mënyrë të pandërgjegjshme, pikërisht përmes lyerjes largojnë pasiguritë që kanë në vete sepse, në fund, rezultati është edhe psikologjik, për sa kohë që ato vetë ndihen më mirë.

Çfarë do të thotë të lyejmë vetëm buzët apo sytë?

Vetëm sytë:
Në rast se pjesa më e madhe e makiazhit që bëni fokusohet te sytë (rimel, penel, pluhura) atëherë është pikërisht aty që doni ta tërhiqni vëmendjen! Kujdes! Nuk është fjala për egocentrizëm por për një mekanizëm vetëmbrojtës.

Të fokusohesh te buzët:
Buzqët përfaqësojnë pjesën më sensuale të trupit, janë burimi i gjithë mënyrës së të shprehurit! Gratë e sigurta në vete përdorin buzëkuq me ngjyrë të fortë për të treguar pikërisht këtë gjë!