Në një intervistë ekskluzive për portalin TetovaSot, bartësi i listës numër 2 zgjedhore Ejup Alimi thotë, se sot është koha ku BDI të kërkojë barazi ekonomike për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Gjithashtu Alimi thotë se BDI-ja në të ardhmen do të qeverisë në komisionin ekonomik në qeveri, ku deri më tani kemi udhëhequr me komisionin politik.

BDI-ja ka vendosur që të ketë kryesinë edhe për këshillin e zhvillimit të barabartë, gjithashtu në të ardhmen sipas Ejup Alimit BDI-ja synon që të arrihet decentralizim i plotë fiskal, ku në qeverinë e ardhshme BDI-ja të kushtëzojë vendosje konsensuale edhe për buxhetin në agjencionin për rrugë shtetërore.

Në fund Alimi thotë se BDI-ja ka investuar dhe ndërtuar kapacitete institucionale në të gjitha hallkat e sistemit.

“Ne dimë të ndërtojmë një të ardhme të mirë për çdo familje shqiptare, dimë të ndërtojmë një të ardhme të mirë për shoqërinë shqiptare”, tha në fund Alimi.

Këto nuk janë premtime parazgjedhore sipas Alimit por, është investim mbi 10 vite, të cilën BDI e ka bërë në kontuinitet dhe nëpërmjet mekanizmave do të arrijë këtë qëllim. /TetovaSot/