Në raportin e fundit të USA Today thuhet se iPhone ka qenë produkti teknologjik më i shitur për vitin 2017.

Shitjet e iPhone kanë tejkaluar shitjet e të gjithë produkteve, të marrë sëbashku, që rënditen nga pozicioni i dytë e deri tek pozicioni i pestë!

Në vitin 2017, Apple ka shitur 223 milionë iPhone, duke u bërë produkti teknologjik më popullor i këtij viti. 

Në vend të dytë pozicionohet Samsung Galaxy S8 dhe Note 8 me 33 milion, të ndjekur nga Amazon Echo Dot me 24 milion. 

Në vend të katërt pozicionohet Apple Watch me 20 milion dhe në vend të pestë Nintendo Switch me 15 milion.