Deputetët shqiptarë kanë qenë shumë më pak të zëshëm se kolegët e tyre maqedonas në periudhën qershor 2014 maj 2015 por edhe gjatë vitit 2015-2016. Kështu flasin analizat e bëra nga Instituti për Demokraci. Gjatë periudhës 2014-2015, deputetët maqedonas kanë mbajtur gjithsej 1926 diskutime ndërsa deputetët shqiptarë vetëm 280 diskutime, ose 12 %. Edhe gjatë periudhës prej në prill deri në qershor të vitit 216 deputetët shqiptarë kanë realizuar vetëm 7 % të diskutimeve në Kuvend. Pas analizës, Vlora Reçica nga Instituti për Demokraci, u bën apel deputetëve të përbërjeve të ardhshme parlamentare që të jenë më aktiv dhe të debatojnë me argumente.

“I kishim shtyrë deputetët shqiptarë që të marri më shumë pjesë në diskutim, të angazhohen më shumë dhe t’i përfaqësojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, në një mënyrë që të përfshihen të gjithë qytetarët pa marrë parasysh bekgraundit të tyre etnik”, tha Vlora Reçica, ID

 

Reçica potencon se edhe Komisioni për Marrëdhënie mes bashkësive nuk ka vepruar siç duhet pasi ka diskutuar vetëm për çështje teknike dhe aspak për rastet siç ishin, Kryqi në Butel, vrasja e Almirit, apo Kumanova, të cilat i kanë tanguar drejtpërdrejt shqiptarët.

Jane Dimeski, nga Instituti për Demokraci thonë se në përgjithësi deputetët më shumë kanë diskutuar dhe akuzuar njëri tjetrin sesa kanë ballafaquar argumentet e tyre.

“Në këtë periudhë si edhe në të kaluarat, më shpesh zgjidhnin që të drejtohen ndaj personalitetit të kolegëve të tyre nga taboret kundërshtare politike, në vend ndaj argumenteve të tyre, do të thonë më tepër u drejtuan personalisht ndaj kolegëve të tyre dhe atë me qasje negative sesa analizë racionale për argimentet e kolegëve të tyre”, ka deklaruar Jane Dimeski, ID.

Nga Instituti për Demokraci vlerësojnë se është shumë me rëndësi aktivizmi i deputetëve në Kuvend, sepse diskutimet ndihmojnë në vendimet racionale. Madje nga ky Institut u bëjnë apel kryetarëve të partive shqiptare që janë deputet që të marrin pjesë më shpesh në punën e Kuvendit me çka do të lehtësojnë rrugën e deputetëve tjerë, nga partitë e tyre, të jenë më aktiv në Kuvend.

Mefail Ismaili /SHENJA/