Vdekja e shkrimtarit Dritëro Agolli ka tronditur çdo shqiptar  anemban botës dhe të shumta janë telegramet e ngushllimit nga figurat të rëndësishme politike nga Shqipëria Kosova  Maqedonia etj  . 

Telegram ngushllimi ka dërguar edhe kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela i cili në profilin e tij zyrtar në facebook ka  shkruar :

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Shuarja e shkrimtarit Dritëro Agolli, tronditëse!

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dritëro Agolli, shkrimtarit, poetit, politikanit dhe mikut tonë të devotshëm të të gjithë shqiptarëve. Ikja e Dritëro Agollit, tronditëse! Veprimtaria letrare dhe mendimi i tij kritik për ngritjen e vlerave publike të shoqërisë shqiptare mbetet nga më të vlefshmet ndër kohë!

Ikja e Dritëro Agollit është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen e shkrimtarit, por para së gjithash është humbje për mendimin publik, letërsinë dhe kulturën shqiptare, pasi vepra e tij është dhe mbetet e pazëvendësueshme për ne dhe për shumë gjenerata të ardhshme!

Në emrin tim personal shfrytëzoj me këtë rast, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të dashurve të shkrimtarit të mirënjohur Dritëro Agollit”.

Sinqerisht,

Ziadin Sela