Një ndër futbolistët e gjeneratës së pare të KF Shkëndija, te viteve 1979 Gajur Luma në një status të tijin në facebook, ka përshkruar emocionet e tijë se si e ka përjetuar lajmin që klubi i tij i dikurshëm Shkëndija do të ballafaqohet ne play of për Europa Ligën me një ekip prestigjioz sic është Milan.

Gajur Luma ka përshkruar fillim e veshtirë me shumë sakrifica te gjeneratës së artë të viteve 79. Ai ka bërë nje krahasim se gjenerata e tij në fillim kishte luajtur nepër stadiume të përbaltura me disa klube te futbollit te disa Fshatrave si ai Volkovisë, Bllacës apo i Tudencës, ai ka përshkruar momentin e tanishëm dhe suksesin e Shkëndisë që tani më do të luajë me Milanin, një sukses i pa imagjinueshëm për gjeneratën e atëhershme.
Mesfushori i gjeneratës 79 Gajur Luma këtë sukses ja adreson gjithë gjeneratave sidomos kësaj aktuale të KF Shkëndija që dhanë shumë mund qe ky klub që është krenaria dhe ëmblema e Tetovarëve dhe me gjërë të arrijë këtë sukses të nivelit ndërkombëtar, duke e potencuar se ky sukses është padyshim edhe merita e madhe e sponsorit Ekolog, që e ka bërë të pamundur qe Shkëndija të ngjitet në pedestal dhe ta gëzoj këtë sukses te madh duke i bërë krenar gjithë tifozët e Shkëndisë kudo qofshin ata

Gajur Luma në fund të postimit të tij i ka uruar sukses Shkëndisë për ta Fituar Milanin.

Më poshtë postimi tij: